Atentati me dy viktima, drejtori i Policisë Lezhë: Është qëlluar me breshëri plumbash! Kemi ngritur një grup hetimi

Drejtori i Policisë së Lezhës Arben Nasufi, në një deklaratë për mediat ka folur mbi atentatin në fshatin Balldre, Lezhë, ku humbi jetën Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij.


Nasufi tha se ndaj Audit Q7 me të cilin udhëtonin dy viktimat, është qëlluar me breshëri armësh zjarri.

Po ashtu, Nasufi deklaroi se është ngritur një grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, që po punon për sigurimin e të gjitha provave nga vendi i ngjarjes dhe zbardhjen e plotë të dinamikës së vrasjeve.

“Sot rreth orës 14:15 minuta në sallën operative të Lezhës ka mbërritur një informacion për të shtëna me armë zjarri në Balldren. Është konstatuar se gjatë lëvizjes së një mjeti, ai është qëlluar me breshëri armësh. Mjekët kanë konfirmuar për humbjen e jetëve të dy personave, një burrë e një grua.

Lajmi është shumë i rëndë. Nën drejtimin e prokurorit është ngritur grupi hetimor, po kryhen të gjitha veprimet operative në terren. Po punojmë intensivisht, po fiksojmë çdo provë në vendngjarje, me qëllim hetimin e plotë, zbardhjen e të gjithë dinamikës dhe zbulimin e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë”, tha Nasufi.

Kreshnik Mujeci
Kreshnik Mujeci

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme