Atentati ndaj Arjan Ndojit dhe vrasja e Ermir Bregut, vëllai i Rrumit të Shijakut: Plaurent Dervishin e njoh si kontingjent kriminal! Kemi rënë viktimë ne dhe zotëria!

Vullnet Muça, i cili u arrestua më 2 Tetor me kërkesë të SPAK për tjetërsim pronash, ka dëshmuar në GJKKO gjatë seancës së sotme lidhur me atentatin ndaj ish-Prokurorit Arjan Ndoji dhe ngjarjet kriminale ku dyshohet se është përfshirë vëllai i tij Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi i Shijakut.


Ai ka deklaruar se të akuzuarin si të përfshirë në atentat, Plarent Dervishaj e njeh si kontigjent kriminal.

“Plaurent Dervishin e njoh si qytetar Durrësi, si kontingjent kriminal. Nga gojëdhënat thuhet se ka pasur grup kriminal, por nuk më ka interesuar fare”, deklaroi Vullnet Muça.

Sa i përket vrasjes së Edmir Bregut, u shpreh se këtë të fundit nuk e njeh.

“Enea Kumen nuk e njoh. Alfred Dokën, nuk e njoh, nuk e kam idenë fare. Duhet me pyet vëllain a i njeh. Ermir Dedjan, mora vesh që kishte fisin aty nga televizori. Me Edmond Çekiçin kurrë s’kam pasur konflikt. Ermir Bregun nuk e njoh fare”, deklaroi ai.

Pjesë nga dëshmia:

Avokati Ilia Ilia, pyet Vullnet Muçën: Pse ke ardhur i shoqëruar sot? Pse je arrestuar?

Vullnet Muça: Më kanë dhënë ca dokumente. Jam arrestuar për pune ca mesazhesh, punë pronësie. Bashkim Haxhinë e njoh si emër në televizor. Nuk jam marrë më falsifikim të pronësisë. Janë dyshime, nuk është e provuar. Plaurent Dervishin e njoh si qytetar Durrësi, si kontingjent kriminal. Nga gojëdhënat thuhet se ka pasur grup kriminal, por nuk më ka interesuar fare.

Aldo Avdylin nuk e njoh. Nuk di a e njeh vëllai. Astrit Avdylin e njoh si çam nga Shijaku.

Enea Kumen nuk e njoh. Alfred Dokën, nuk e njoh, nuk e kam idenë fare. Duhet me pyet vëllain a i njeh. Ermir Dedjan, mora vesh që kishte fisin aty nga televizori. Me Edmond Çekiçin kurrë s’kam pasur konflikt. Ermir Bregun nuk e njoh fare.

Nuk kam komunikuar me Aldo Avdylin për ta vrarë. Ilir Kokalarin, kurrë se kam dëgjuar.

Arjan Ndoja s’e di pse vinte në Sukth, nuk e mbaj mend ekzaktësisht sa vjet e njoh. Andi Maloku përfundoi si shofer nga Arjani. E di gjithë njerëzimi.

Avokati: Skerdilajd Konomin, gjyqtarin e vrarë, e njihni?

 Vullnet Muça: Jo

Avokati: Plarent Dervishaj ka marrë prokurë nga Skerdilajd Konomi për regjistrimin e pronave?

Vullnet Muça: Jo

Avokati: Sipërfaqja prej 40 mijë metrash katrorë, keni dijeni është bërë problem shtetëror?

Vullnet Muça: Jo.

Avokati: Stiven Mziun e njeh, ka marrë tokë nga vëllai juaj?

Vullnet Muça: Mesa di unë, jo. Nuk e di për dosjet që u gjetën në makinën ku u plagos vëllai.

Kjo është një situatë pa lidhje. Kemi ra viktimë edhe ne, edhe zotëria (Plarenti).

Nga gojëdhënat që qarkullojnë në Durrës, flitet që ky ka qenë aktor i kësaj situate. Nuk kemi interesa pasurorë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme