Atentati ndaj Gim Boriçit, flet Skerdi Tase në GJKKO: Qëllova nga makina, por më ngeci arma! E dogjëm makinën dhe u dogja vetë


Detaje tronditëse janë zbardhur nga dëshmia e Skerdi Tases, i penduar i drejtësisë, për atentatin e dështuar ndaj Gim Boriçit, ngjarje e përfshirë në dosjen “Plumbi i Artë”.

Para togave të zeza, i penduari i drejtësisë ka rrëfyer se shkuan për ta kërkuar në spital shënjestrën e tyre pasi kishin marrë informacion se ndodhej aty, por nuk e gjetën.

Më pas i shkuan në lokal, ku Gim Boriçi ndodhej së bashku me të vëllanë, ndërsa Henrik Hoxhaj iu drejtua “aq më mirë”, duke shtuar “sipas tij, nëse i vrisnim të dy ishte më mirë për porositësin”.

Skerdi Tasi tregoi se qëlloi drejt shënjestrës dhe të vëllait nga brenda mjetit tip Renault ku ndodheshin, por iu bllokua arma.

Ne i qëlluam nga brenda makinës. Unë isha në sediljen mbrapa, ndërsa Riku në timon. Kishim vendosur të ishim të dy ekzekutorë, pasi nuk e dinim se ku do e qëllonim, në lëvizje, në parakalim a nuk e di. Nëse do zbrisnim, ai do isha unë. Ne qëlluam nga 5 metër largësi”, tha ai.

Ndërsa shtoi: “Unë kisha një kallash ndërsa Henriku një pistoletë “Glock”. U afruam dhe qëllova, por pas një breshërie më ngeci arma. Henriku vazhdonte qëllonte dhe më tha, “qëllo se na ikën”. “Nuk kam ça bëj”, i thashë se mu bllokua.”

Skerdi Tasi tregoi se Gim Boriçi dhe i vëllai arritën të shpëtonin duke ikur drejt banesës që e kishin afër lokalit, ndërsa së bashku me Henrikun u larguan për të djegur mjetin.

Ne nuk dolëm nga makina. Pastaj ikëm tek vendi ku do digjnim makinën. Kur dogjëm makinën, u dogja dhe vetë. Patëm një çakmak, që kishte avulluar. Patëm një shkrepëse, por kishim pak fije. Kur u afrova që i vura flakën zjarri më dogji mjekrën, flokët. U largova, por më morën flakë edhe dorezat.

Dorezat që i hoqa ishin gjetur nga policia. Viron Tavanxhi më tha se kishin gjetur një provë, por kishte një kushëri tek ekspertiza. Më tha që ‘do flas’ dhe që duheshin kaq lekë, por e kuptova që donte ta bënte këtë, që të mos i kërkoja më lekë”, u shpreh ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme