Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me arrestimin e Kasandër Nogës në Vjenë të Austrisë, i akuzuar për atentatin ndaj Erion Hasanbelliut në Belgjikë. Burime nga policia shqiptare zbuluan se një person i dytë dyshohet si i përfshirë në kë të ngjarje të rëndë.
Policia shqiptare ka marrë një kërkesë për bashkëpunim nga policia belge për arrestimin e Nogës, por ai nuk ishte në Shqipëri. Pas shkëmbimit të informacionit me policinë belge, Kasandër Noga u arrestua dje në Austri.
Media belge “7sur 7” njofton, se 43-vjeçari shqiptar Erion Hasanbelliu mbeti i plagosur rëndë nga plumbat gjatë të shtënave në qendër të Brukselit mbrëmjen e së shtunës. I dyshuari kryesor është Kasander Noga (44), një kriminel i rëndë shqiptar. Media raporton, se autori dhe viktima kanë një mosmarrëveshje prej njëzet vitesh. Kasandër njihet për vrasjen e “reanimacionit” ku mbeti i vrarë At Hasanbelliu. Një vit më vonë, familja Hasanbelliu qëlloi për vdekje një mik të Kasanderit në një kafene në Antwerp.
Të shtënat trondisin “Place De Brouckère”
Të shtënat në vendin e famshëm Place De Brouckère, në qendër të Brukselit, ndodhën të shtunën në mbrëmje rreth orës 20:20, pak jashtë hyrjes së hotelit NH Collection. Janë qëlluar gjashtë plumba, viktima është goditur në gjoks dhe në këmbë dhe jeta e tij është në rrezik. “7 sur 7 “ shkruan, se sipas dëshmitarëve okularë kanë bërë të qartë se ishte një zgjidhje e hesapeve.
Viktima është Erion Hasanbelliu. Familja e tij prej dekadash ka pasur probleme me kriminelin shqiptar Noga Kasander. Ky vrasës me pagesë 44-vjeçare është dënuar me burgim të përjetshëm në Shqipëri. Ai njihet për “vrasjen në reanimacion”. Në vitin 2000, Kasander Noga hyri në dhomën e reanimacionit të një spitali shqiptar ku ishte shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i Erion Hasanbelliut). Ai hoqi tubat ushqyes nga krahu dhe qëlloi burrin dhe një shokun e tij.
Një vit më vonë, familja Hasanbelliu u kundërpërgjigj. Djemtë Erioni dhe Geroni bastisën një kafene në Antëerp ku sapo kishin mbërritur Kasander Noga dhe shoku i tij Julian Xhela. Xhela ka ndërruar jetë menjëherë, Kasandër Noga ka mbetur i plagosur rëndë, por i ka shpëtuar sulmit. Drejtësia belge arrestoi Erion Hasanbelliun dhe e dorëzoi në Shqipëri në vitin 2013.
Kasandër Noga u lirua nga Gjykata e Krimeve të Rënda të Antwerpen
Autori i dyshuar i të shtënave në Bruksel, Kasander Noga është i njohur edhe prej instancave gjyqësore belge. Ai doli në Gjykatën e e Krimeve të Rënda të Antëerpen në vitin 2005 për vrasjen e shqiptarit Astrit Shpërdheja (37 vjeç). Burri u qëllua për vdekje në mes të ditës në Antëerp nga një agresor që udhëtonte me një biçikletë BMX. Ky ishte gjithashtu një larje hesapesh midis shqiptareve. Dëshmitarët okularë më të rëndësishëm ishin dy djem dymbëdhjetë vjeçarë që qëndronin në trotuar. Juria popullore nuk u bind nga provat dhe Kasander Noga u shpall i pafajshëm.
Sipas mediave shqiptare, policia belge kishte lëshuar tashmë një urdhër kërkimi ndërkombëtar për Kasander Noga këtë fundjavë. Sipas prokurorit publik të Brukselit nuk është vërtetuar nëse ai është në të vërtetë ai që ka qëlluar. Policia gjyqësore federale po analizon aktualisht pamjet nga kamerat e shumta të instaluara në Place De Brouckère.