Atentati në Bruksel/ Zinxhiri i vrasjeve nga masakra e Sanatoriumit te rrëfimi i për konfliktin me Kasandër Nogën

Një 43-vjeçar është në gjendje të rëndë në një spital të Brukselit pasi u plagos me 6 plumba pasditen e të dielës. Ai quhet Erion Hasanbelli, person i përfshirë në një zinxhir atentatesh që e kanë origjinën më shumë se 22 vite më parë. Nga përplasja ka disa të vrarë dhe hakmarrja ende nuk është shuar mes dy grupeve, ku nuk kanë munguar akuzat për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni.

 

Masakra e Sanatoriumit

Më 19 gusht të vitit 2000 Kasandër Noga, ish-polic i forcave speciale hyri në një dhomë të Sanatoriumit i shoqëruar edhe nga Julian Çela dhe pasi shkelmuan derën e dhomës së reanimacionit ku ndodheshin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i vellezërve Hasanbelliu) dhe Dritan Hajdini, shoku i Geronit, u ka hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend. Vrasja ndodhi për motive hakmarrjeje, pasi këta persona i kishin vrarë kohë më parë vëllain, Kasander Nogës.

Nga Hakmarrja në Belgjikë tek arratisja në Itali

Vëllezërit Hasanbelli, u vunë në ndjekje të djaloshit nga Patosi i Fierit dhe dy vjet më vonë, më 17 mars të vitit 2002, Geroni së bashku me Erion Hasanbelliun tentojnë të hakmerren. Në Antverp të Belgjikës, Erion dhe Geron Hasabelliu ekzekutojnë Julian Celën dhe plagosin rëndë Kasandër Nogën. Pas ngjarjes në Belgjikë Geroni arriti të arratisej dhe u strehua në Itali, ku u arrestua në vitin 2009 dhe u ekstradua në Shqipëri. Kurse Kasandër Noga, autori i masakrës së senatoriumit u arrestua nga policia belge gjate vitit 2003 dhe në 2005 u ekstradua në Shqipëri, pasi mbi të rëndonte një dënim me burgim të përjetshëm.

Rrëfimi i motrës së Erion Hasanbelliut

Irena, motra e vëllezërve Hasabelli ka rrëfyer historinë tragjike e cila ka nisur rreth vitit 2000. Në një intervistë të dhënë për gazetën “Shqip” para disa vitesh, ajo hodhi akuza për gjykime të padrejta për vëllezërit e saj, duke thënë se Kasandër Noga mbrohet nga persona të veshur me pushtet.

“Në vitin 2000, dy persona të armatosur hynë brenda Sanatoriumit dhe lëshojnë një breshëri automatiku mbi të gjithë njerëzit që ndodheshin më një dhomë.

Nga kjo masakër ka mbetur i vdekur Aqif Hasabelli, babai im dhe Dritan Hajdini, 24 vjeç, shoku i Geronit. Gjithashtu kanë mbetur të plagosur vëllai, Geroni, xhaxhai, Agron Hasabelli dhe Lavdosh Karaj, kushëriri i afërm. Në Antverp – Në 2002, Kasandër Noga dhe Julian Çela kanë shkuar në Belgjikë për të vrarë vëllain tim, Erjonin, se Geroni ishte në shtet tjetër. Nga dritarja e një lokali ai shikon që Kasandër Noga dhe Julian Çela ishin duke ardhur me biçikleta, për ta vrarë. Ai ka lajmëruar të zotin e lokalit dhe i ka thënë që të njoftojë policinë, e cila i arrestoi”

Si ka nisur e gjithë historia e vrasjeve?

Erjoni rrinte si emigrant në Itali prej disa kohësh dhe qiranë e ndante me një person tjetër. Shoku i dhomës së Erjonit kishte para borxh te disa persona. Ata takohen me tim vëlla dhe i kërkojnë që të nxirrte shokun nga shtëpia, me qëllimin për ta vrarë. Erjoni nuk pranoi dhe u tha atyre se nëse e bënte një gjë të tillë, ishte njësoj, sikur ta kishte vrarë me dorën e tij. Ky ishte dhe motivi i sherrit mes tim vëllai dhe palës tjetër. Si pasojë e mosplotësimit të kërkesës, ata paguan 50 mijë euro Mariglen Hodajn, për kokën e Erjonit. Im vëlla e merr vesh një gjë të tillë dhe niset nga Italia drejt Shqipërisë, për të shmangur një gjë të tillë, se vëllezërit e mi nuk janë persona që merren me të tilla punë. Ai na tregoi historinë kur erdhi në Shqipëri dhe ne u përpoqëm që t?i sqaronim gjërat. Pas 3 ditësh, Mariglen Hodaj e ndjek nga pas tim vëlla dhe vjen që ta ekzekutojë në Shqipëri.

Çfarë përpjekje bëtë që ta shmangnit një gjë të tillë?

Babai im ka qenë një person i mrekullueshëm dhe gjithmonë kërkonte që t?i qetësonte gjërat. Shkoi disa herë që të takonte babanë e Mariglenit, por nuk arriti në asnjë rezultat konkret.

Vëllai im më i madh, Geroni, shkon që të takohet në një kafe me Mariglen Hodajn, për t?u sqaruar. Ky personi sapo e shikon e qëllon me armë zjarri. Edhe vëllai iu përgjigj në të njëjtën mënyrë dhe nga kjo ngjarje mbeti i vrarë Marigleni dhe u plagos Geroni, i cili veproi për vetëmbrojtje. Ai nuk donte kurrë që historia të merrte këtë lloj përmasash. Ditën kur ndodhi masakra e Sanatoriumit, unë e pashë babanë e Mariglenit me një çantë të zezë me para. Ai pagoi Julian Çelën dhe Kasandër Nogën, që të vrisnin tim vëlla në Sanatorium.

Pak sekonda pas atentatit/ Pamjet e 43-vjeçarit shqiptar, i shtrirë në rrugë me 6 plumba në trup

Çfarë ka ndodhur në 19 gusht të vitit 2000 tek Sanatoriumi?

Julian Çela dhe Kasandër Noga kanë ardhur që të vrasin tim vëlla. Në dhomë kishte shumë njerëz, që kishin shkuar për të takuar Geronin. Bie dera dhe im atë e hap, duke kujtuar se ishte infermierja. Dy persona të armatosur hynë brenda dhe lëshojnë një breshëri automatiku mbi të gjithë njerëzit që ndodheshin aty. Babai, Aqif Hasabelli, përleshet me Julian Çelën dhe gjatë kësaj merr një plumb në nofull. Breshëria vazhdon deri sa atyre u mbarojnë plumbat. Nga kjo masakër ka mbetur i vdekur Aqif Hasabelli, babai im dhe Dritan Hajdini, 24 vjeç, shoku i Geronit. Gjithashtu kanë mbetur të plagosur vëllai, Geroni, xhaxhai, Agron Hasabelli dhe Lavdosh Karaj, kushëriri i afërm. Bashkëshorti im ka qenë dëshmitar i ngjarjes dhe fatmirësisht i shpëtoi masakrës. Dhoma ku ndodhi tragjedia u mbush 4 gisht me gjak.

Çfarë ka ndodhur në Belgjikë?

Në 2002 Kasandër Noga dhe Julian Çela kanë shkuar në Belgjikë për të vrarë vëllain tim, Erjonin, se Geroni ishte në shtet tjetër. Ata kanë gjetur një person tjetër dhe e kanë paguar në mënyrë që ta nxjerrin vëllain në kafe, në mënyrë që ata ta vrisnin në lokal. Nuk e kuptoj se si ai e hedh vëllain tim në gjyq, kur vetë Noga ka shkuar në Belgjikë për ta ekzekutuar. Nuk e kuptoj logjikën e sistemit tonë gjyqësor. Vëllai ka dalë pa asnjë dyshim së bashku me personin e paguar nga Noga. Për një moment, Erjoni shkon në tualet dhe nuk e gjen shokun në tavolinë. Ai dyshon se diçka nuk shkonte dhe si pasojë e kësaj shkon për të parë se çfarë po ndodhte jashtë. Nga dritarja ai shikon që Kasandër Noga dhe Julian Çela ishin duke ardhur me biçikleta, për ta vrarë. Ai ka lajmëruar të zotin e lokalit dhe i ka thënë që të njoftojë policinë, pasi dy persona kanë ardhur për ta vrarë dhe si pasojë e kësaj është futur në tualet ku ka qëndruar gjysmë ore.

Kush e vrau Julian Çelën dhe plagosi Kasandër Nogën?

Nuk e di, sepse ata kanë pasur shumë armiq dhe kanë bërë shumë krime. Kasandër Noga akuzon që i ka vrarë im vëlla, Geroni, ndërkohë që ai nuk ka qenë farë në Belgjikë atë kohë, por në një shtet tjetër. Vëllezërit nuk rrinin bashkë se kishin frikë se i ekzekutonin. Kjo është e vërtetuar që Geroni nuk jetonte në Belgjikë dhe për më tepër autoritetet belge nuk kanë asnjë provë që e përfshijnë atë në ngjarje. Nuk arrij ta kuptoj se si guxoi drejtësia shqiptare që të fundosë jetën e Geronit. Arrestimi i tij është nisur vetëm nga një dëshmi e bërë prej Kasandër Nogës dhe asgjë tjetër, ndërkohë që shteti shqiptar duhet të pyesë se çfarë kërkonte Noga me Çelën në Belgjikë, pikërisht në të njëjtin vend ku ndodhej im vëlla. Provat në Shqipëri janë të falsifikuara për të fundosur vëllezërit e mi. Nëse vëllezërit do të ishin kriminelë, edhe unë do thosha që ta kishin vdekjen hallall, por nuk janë njerëz të armëve. Kasandër Noga i ka ndjekur vëllezërit e mi hap pas hapi, për t?i vrarë dhe shteti ynë i futi brenda për hakmarrje. Kasandër Noga ka njerëz me pushtet në sistemin e drejtësisë. Kërkoj zbardhjen e së vërtetës dhe pafajësinë e vëllezërve të mi./Gazeta Shqiptare

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme