Atentati në Elbasan, Artan Hoxha “zbërthen” ngjarjen: Nuredin Dumani nuk kishte objektiv Talo Çelën

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja nga atentati i kryer ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit ndaj Nuredin Dumanit.


Hoxha u shpreh se të dhënat e deritanishme Dumani ishte nisur për kryerjen e një atentati në momentin që ra pre e sulmit.

Sipas Hoxhës në objektivin e të shumëkërkuarit, Nuredin Dumani ishte një biznesmen.

“Deri tani në këto momente rezulton që ai ka qenë i përgatitur për një atentat. Personi që është ndaluar, bashkë me të, Henrik Hoxha, ai ka dhënë pak a shumë edhe personin që ka qenë objektivi që sigurisht nuk ishte Talo Çela. Ka qenë një person tjetër i cili jeton në qytetin e Elbasanit. Ai po shkonte për të ekzekutuar dikë. Sipas personit tjetër që e ka ndihmuar, që e ka hequr nga vendngjarja dhe e ka çuar në Fier, po shkonte për të ekzekutuar një qytetar të Elbasanit, i cili ka një biznes atje. Ka qenë për këtë gjë. Ka qenë për këtë gjë, nuk ka qenë për atë që thuhet”, tha Hoxha.

Sipas Artan Hoxhës nga hetimet e kryera nuk ka prova që atentati ndaj Dumanit të jetë kryer nga Talo Çela, por theksoi se grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.

“Ka ndodhur përplasja. Prova që provojnë tërësisht, qartësisht që ishte apo nuk ishte Talo Çela, ende nuk ka. Mund t’i gjejnë më vonë, ndoshta, por akoma nuk është e qartë”, u shpreh gazetari.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme