Autorët që ekzekutuan Gilmando Danin nuk kanë vepruar të vetëm, por dyshohet se janë ndihmuar edhe nga persona të tjerë, të cilët kanë qëndruar me dy makina.
Gazetarja e News24, Xhensila Kodra raporton se ata kanë pasur rolin e informatorit.
Po ashtu, nga këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton është fiksuar itinerari që ka ndjekur makina, por nuk identifikohen dot autorët, që sic thotë gazetarja Kodra ishin 4.
“Burime nga grupi hetimor që po këqyrin kamerat e sigurisë ka rezultuar se makina Toyota që ishte e autorëve ka ardhur disa orë para se të ndodhte ngjarja nga zona e Niklës dhe sërish është larguar andej, ku me pas u dogj në fshatin Halil. Kamerat kanë filmuar lëvizjen e automjetit, por nuk kanë fiksuar fytyrat e autorëve”, tha Kodra.



