Në foton e mëposhtme shihet automjeti tip “Range Rover”, i cili është përdorur nga autorët për atentatin në Shkodër, nga e cila mbetën viktima Arlind Bushati, Hamza Lici dhe pafajësisht çifti i bashkëshortëve, Bashkim e Flutura Basha.
Makina rezulton e vjedhur ne Durres me 17 Prill te ketij viti.
Automjeti luksoz është vjedhur në lagjen 12 të Durrësit. Ka qene pronari asokohe që bëri denoncim në Policinë e Durrësit.
Kjo e dhënë është përftuar nga grupi hetimor pas krahasimit që i është bërë numrit te shasisë, në automjetin qe u dogj në fshatin Golem.
Bashkëshortët Basha ishin duke udhëtuar me motor në vendngjarje ku ndodhi atentati.
Ata nuk u prekën nga breshëria e plumbave, por automjeti në të cilën ndodheshin shënjestrat humbi kontrollin dhe përplasi çiftin e bashkëshortëve.
Hamza Lici mori 13 plumba, duke ndërruar jetë në vend, ndërsa Arlind Bushati mori një plumb në kokë, duke mos mbijetuar dot.
Flutura Basha humbi jetën po atë dite, për shkak të lëndimeve që mori nga përplasja, ndërsa ditën e sotme viktimë mbeti dhe bashkëshorti i saj, Bashkim Basha.
Lici dhe Bushati ndërruan jetë si pasojë e plagëve të marra nga breshëria e plumbave, ndërsa çifti i bashkëshortëve humbën jetën krejt rastësisht dhe pa asnjë faj.