Atentati në Shkodër, policia jep detaje: Armando Pali vdiq në vendngjarje, ndërsa Liridon Kraja në spital! Autori në pranga, sekuestrohet automatiku

Policia ka dhënë detaje zyrtare për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku u qëllua me armë automatike në ambientet e një lokali në lagjen “Qemal Stafa”.


Nga të shtënat humbën jetën Armando Pali, punonjës i IKMT-së, i cili vdiq në vendngjarje, dhe Liridon Kraja (Lushi), i cili ndërroi jetë në spital.

Të plagosur mbetën Erogen Vaso (Brajoviç), 43 vjeç, që ndodhej në tavolinë me viktimat dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si edhe kamarierja Meri Kaceri, 25 vjeçe, e cila u dëmtua lehtë.

Sipas policisë, autori i dyshuar R. G. u kap pas një ndjekjeje të shkurtër dhe iu sekuestrua një armë automatike e përdorur gjatë ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrethanat e krimit.

Njoftimi i policisë:

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali, dyshohet se shtetasi R. G. ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë janë plagosur shtetasi E. V. (B.), 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe shtetasja M. K., 25 vjeçe, e cila është dëmtuar lehtë.

Gjithashtu, si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi A. P., ndërsa në Spitalin Rajonal Shkodër ka ndërruar jetë edhe shtetasi L. K. (L.), 31 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit. Pas disa minutash ndjekjeje, bënë të mundur kapjen e tij dhe sekuestruan një armë zjarri automatike.

Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme