Nje 41-vjeçar i identifikuar nga Policia si Devi Kasmi, eshte qelluar me 5 plumba, 4 nga te cilet e kane prekur ne trup dhe i kane shkaktaur vdekjen e menjehereshme.
Mesohet se policia gjeti ne vendin e ngjarjes 2 pistoleta te cilat viktima i mbante ne brez.
Burime te sigurta thane se viktima njihet si person me precedente penale dhe eshte perfolur si i perfshire ne vrasjen e Franc Konomit, por asnjehere nuk eshte provuar autoresia e tij.
Devi Kasmi quhej se fundmi 41-vjecari i cili e kishte nderruar emrin qe kishte me pare, Defrim.
Franc Konomi konsiderohej si një nga vrasësit e kreut të bandës së “Rrugës Bardhyl”, Gaz Muça.