Policia e Vlorës po vijon kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të vrasjes së 37-vjeçarit mbrëmjen e djeshme në Lungomare në qytetin bregdetar.
Ora News ka siguruar foton e viktimës, Marjen Xhaferaj, alias Marjen Omeri, 37 vjeç. Sipas policisë viktima ishte nga Vlora, banues në lagjen 28 nëntori dhe ka përdorur disa emra të tjerë, por jo në gjendjen civile, i cili rezulton të jetë edhe me precedent të mëparshëm penal.
Krimi ndodhi mbrëmjen e djeshme (30 korrik) rreth orës 21:15, ku në një lokal në zonën e Lungomares një person i është afruar 37-vjeçarit dhe e ka qëlluar duke e lënë të vdekur.
Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes janë dëgjuar gjashtë të shtëna me armë zjarri.
Blutë e qytetit të Vlorës kanë ngritur menjëherë pika të shumta kontrolli ku në ndihmë të Policisë së Vlorës për kapjen e autorit kanë ardhur Delta Forcë e FNSh.