Atentati në Vlorë, ja kush është viktima 37-vjeçar me disa emra

Policia e Vlorës po vijon kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të vrasjes së 37-vjeçarit mbrëmjen e djeshme në Lungomare në qytetin bregdetar.

Ora News ka siguruar foton e viktimës, Marjen Xhaferaj, alias Marjen Omeri, 37 vjeç. Sipas policisë viktima ishte nga Vlora, banues në lagjen 28 nëntori dhe ka përdorur disa emra të tjerë, por jo në gjendjen civile, i cili rezulton të jetë edhe me precedent të mëparshëm penal.

Krimi ndodhi  mbrëmjen e djeshme (30 korrik) rreth orës 21:15, ku në një lokal në zonën e Lungomares një person i është afruar 37-vjeçarit dhe e ka qëlluar duke e lënë të vdekur.

Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes janë dëgjuar gjashtë të shtëna me armë zjarri.

Policia tha mbrëmjen e djeshme se “viktima ka qenë në lokal i ulur me një tjetër, ku në drejtim të tij është afruar një person i cili e ka qëlluar me armë zjarri dhe më pas autori është larguar më këmbë mes pallateve.”

Blutë e qytetit të Vlorës kanë ngritur menjëherë pika të shumta kontrolli ku në ndihmë të Policisë së Vlorës për kapjen e autorit  kanë ardhur Delta Forcë e FNSh.

Ne foto: Viktima e atentati ne Vlore

Foto nga vendi i ngjarjes

Foto nga vendi i ngjarjes

Foto nga vendi i ngjarjes

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme