Atentati nga makina në ecje në Lezhë, shoqërohen mbi 10 persona! Çfarë ka zbuluar policia?

Atentati me armë zjarri i një nate më parë në Lezhë ndaj kushërinjeve Preçi nga Miloti, vijon të mbetet pa autor.

Burimet e Gazetës Shqiptare bëjnë me dije se gjatë natës policia ka ushtruar kontrolle në zonën e bregut të Matës dhe fshatrat e Kurbinit, por pa arritur të bien në gjurmët e atentatorëve. Këta të fundit, pas ngjarjes u larguan përgjatë superstradës në drejtim të Milotit.

BLERIM PREÇI

Gjithashtu janë shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 10 përsona, por deklarimet e tyre nuk e kanë ndihmuar grupin hetimor për zbardhjen e ngjarjen dhe ata janë lënë sërish të lire.

Çfarë ndodhi mbrëmjen e së shtunës

Tentativa për eliminimin e Blerim Preçit dhe Klisman Preçit nga Miloti u regjistrua mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Lezhës. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë rreth orës 20:05.

Sipas të dhënave, Blerim Preçi, ka jetuar jashtë vendit dhe sapo ishte kthyer nga Belgjika. E shkuara e tij, është një nga pistat kryesore të hetimit.

Burimet e Gazetës Shqiptare kanë konfirmuar se personave të cilët iu krye tentativa për atentat ishin duke udhëtuar me mjetin tip ‘Foristradë’, ku një mjet i paidentifikuar ka qëlluar me breshëri plumbash automatiku drejt tyre.

Mjeti pas të shtënave ka dalë nga rruga ndërsa mësohet se nuk ka patur viktima apo të plagosur.

NJOFTIMI I POLICISË:

Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 20:05, në Ishull Lezhë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti në lëvizje, brenda së cilit udhëtonin shtetasit B.P.dhe K.P.

Për pasojë nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor në vendngjarje po administron çdo provë e të dhënë, për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme