Atje ku serbët shkuan me tanke, u kthyen si refugjatë me traktorë

Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë Dragan Shutanovac  ka akuzuar sot presidentin serb, Tomislav Nikoliq se “me deklarata luftënxitëse po ushqen konflikte të mëtejshme dhe po i fut serbët në Kosovë dhe Metohi në rreziqe të reja” në vend se t`i qetësojë  ai paralajmëron  kryeministrin për “parodi të një autobus hekurudhor” .

“Tomislav Nikoliq e ka treguar veten si një kuzhinier në fushën e betejës gjatë viteve të nëntëdhjeta, ndërsa sot do t`i dërgonte fëmijët e dikujt tjetër në një luftë që është e humbur paraprakisht. Atje ku për shkak të politikave të tij është shkuar me tanke, serbët janë kthyer me traktorë – tha ai në një deklaratë me shkrim, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.

Shutanovac tha se kjo është arsyeja pse Serbia ka nevojë për një president që do të jetë kontrollues i ekzekutivit dhe qeverisë, por edhe “një fener për të ardhmen evropiane”, si për qytetarët ashtu edhe për vet shtetin e Serbisë.

Nikoliq tha të dielën se ishte gati për të dërguar trupa në Kosovë, në qoftë se rrezikohet jetas e serbëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme