Administrata Tatimore e Kosovës përmes një njoftimi për media bën të ditur se mbledhja e të hyrave për periudhën janar – mars 2024, kap shifrat prej 236.2 milionë euro, ndërsa nëse krahasohen me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka rritje për 25.8 milionë euro apo 12.2%
ATK thekson se profesionalizmi, implementimi i legjislacionit tatimor, llogaridhënia, rritja e shërbimeve digjitale, partneriteti me qytetar në raportimin e rasteve korruptive janë disa nga faktorët të cilët kanë ndikuar në rritjen e trendit të të hyrave tatimore dhe uljen e statistikave të evazionit fiskal.