ATK do të ndryshojë sërish mënyrën e dorëzimit të kuponëve fiskalë, ra drastikisht mbledhja e tyre

Nga marsi i këtij viti, numri i qytetarëve që po mbledhin kuponë dhe që të njëjtit po i dorëzojnë në Administratën Tatimore të Kosovës ka rënë në mënyrë drastike.

Në tre muajt e parë të këtij viti, numri i plikove të dorëzuara ishte 345,397, përmes të cilave qytetarët përfituan 6.4 milionë euro, raporton KTV.

Por, ky numër i madh i plikove ra në vetëm 1,379 pliko, kurse përfituan vetëm 120 mijë euro.

Rënia gati 100% e interesimit po e shtyn ATK-në që ta ndërrojë sërish mënyrën e rimbursimit.

Në prezantimin e raportit të aktiviteteve Janar-Nëntor të këtij viti, ka pasur rritje të të hyrave për 22.7 milionë euro më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

Në bazë të këtyre të dhënave, ka rritje të numrit të punëtorëve të futur për herë të parë në listën e pagesave të tatimeve dhe pensioneve.

Numri i përfituesve nga ligji për faljen e borxheve është 4,618, vlera e borxhit të falur 29 milionë, ndërsa ATK-ja ka arritur të përfitojë 11.3 milionë euro.

Imeri ka thënë se të gjitha bizneset që merren me shitjen e derivateve të naftës janë të fiskalizuara me sistemet e reja fiskale, të cilat arrijnë në 636, ndërsa numri operatorëve ekonomikë të autorizuar është 7.

Ka pasur rritje të numrit të raportimeve nga qytetarët në linjën telefonike nga të cilat ATK-ja ka arritur t’i mbledhë mbi 2 milionë euro.

© KOHA. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme