Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka falur rreth 105 milionë euro borxhe ndaj tatimpaguesve në disa kategori prej 3 shtatorit 2015, kur dhe ka hyrë në fuçi Ligji për Faljen e Borxheve Publike.
Vetëm gjatë këtij viti ATK-ja ka pranuar rreth 6 mijë kërkesa për përfshirjen në programin e faljes së borxheve. Ndërsa, për borxhet deri në 100 euro që janë falur në mënyrë automatike, janë mbi 21 mijë tatimpagues.
Këtë e bënë të ditur, Hamdi Hoxha, ushtrues detyre i zëvendësdrejtorit të përgjithshëm për Funksione të Veçanta, gjatë një prononcimi për Ekonomia Online, ka treguar se deri më tani ATK-ja, i ka pranuar 8 mijë kërkesa për përfshirjen në programin e faljes së borxheve.