Atmosferë festive në ndrrimin e moteve

Gazetar: Adrian Kerimi

Vendi priti ndërrimin e motit në atmosferë të qetë dhe pa incidente të theksuara. Festa më e madhe u përqendrua në Shkup.

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski tha se masat e ndërmarra nga policia kanë pamundësuar prishjen e rendit dhe qetësisë publike. Janë regjistruar disa vepra penale, kundërvajtje dhe 8 aksidente trafiku.

“Kemi gjithsej 12 vepra penale në nivel shteti. Shumica e tyre ndërlidhen me tregtinë me drogë dhe një që ka të bën me cenimin e sigurisë. Janë regjistruar gjithsej 20 kundërvajtje në nivel shteti. 2 kundërvajtje të tjera janë në kundërshtim me Ligjin për siguri në komunikacion. 8 aksidente me dëme materiale. Ky është numri më i vogël i aksidenteve deri tani. Ka edhe 11 ngjarje të tjera që kanë të bëjnë me ankesa”, tha Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.
Edhe këtë vit nuk ka asnjë person të lënduar si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike.

“Nuk ka asnjë person të lënduar nga mjetet piroteknike. Njëjtë ishte edhe vitin e kaluar. Aksioni kundër mjeteve piroteknike ka rezultuar me sekuestrimin e mbi 100 mijë mjeteve të tilla”, shtoi Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.
Në Qendrën e Urgjencës në Shkup janë zhvilluar mbi 100 kontrolle mjektësore. Është regjistruar një sulm me thikë dhe tre aksidente por pa pasoja serioze.

“Gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve në Qendrën e Urgjencës në Shkup janë bërë 103 kontrolle, nga to 3 aksidente. Njëri pacient është në Kirurgjinë Digjestive dhe është në gjendje të qëndrueshme. 3 sulme fizike, njëri pacient është pranuar në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, bëhet fjalë për sulm me thikë. Edhe ai është në gjendje të qëndrueshme. Rastet e tjera ishin lëndime të lehta, pa pasoja serioze dhe pas kontrolleve janë lëshuar për kurim shtëpiak”, u shpreh Eren Sejfulla, Mjek.

Numri më i madh i personave që janë ankuar për probleme shëndetësore, sipas mjekëve kujdestar ka qenë si pasojë e përzierjes së pijeve alkoolike me lëndë narkotike. Në këtë grup janë regjistruar edhe mosha mitura./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme