Audi ka zgjeruar vargun e versioneve të modelit Q2, duke shtuar versionin me të gjitha rrotat aktive “Quattro” me motorin 2.0 litërsh turbocharged TFSI me katër cilindra me benzinë.
Versioni i ri 2.0 TFSI quattro në modelin Q2 tani për tani është versioni më i fuqishmi i ofruar, të paktën deri në lansimin e modeleve S Q2 e RS Q2, transmeton koha.net.
Audi Q2 quattro TFSI ka 187 kuajfuqi, shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 6.5 sekonda ndërsa shpejtësinë maksimale 223 kilometra në orë.
Ky version tashmë mund të blihet me çmim prej 35 mijë euro.