Kompania e njohur gjermane që merret me modifikimin e veturave, ABT Sportsline, ka zgjeruar ofertën me paketën e re e cila është e dedikuar për modelin SQ7 të Audit.
Paketa e re e ABT-së për këtë SQ7 përfshinë mbrojtësin e përparmë shtesë të ridizajnuar, set të ri të pragjeve, set të rrotave 22-inçësh nga alumini, si dhe sistemin e ri të shkarkimit të gazrave, transmeton Koha.net. Po ashtu, përfshinë edhe sistemin për kontroll të zhurmës së automjetit.
Gjithashtu, në ofertë është edhe paketa për përforcimin e motorit dizel V8 të këtij Audi SQ7. Tani ky motor është me kapacitet nga 435 në 510 kuajfuqi.