Autobusët e rinj në lëvizje në kryeqytet që nga janari i 2017-s

Autobusët e rinj të shumëpërfolur tashmë janë nisur për në kryeqytet, dhe do të mbërrijnë në Prishtinë javën e ardhshme.

Në fakt bëhet fjalë për kontingjentin e parë të autobusëve, ose 15 prej tyre. Këto detaje i ka shpalosur në “Sot” të KTV-së, Fitore Pacolli Dalipi, shefe e kabinetit të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ajo ka treguar se 15 autobusët e tjerë do të mbërrijnë në javën e tretë të janarit të vitit të ardhshëm dhe pjesë tjetër, ose 21 autobusë do të mbërrijnë në Prishtinë në marsin e vitit të ardhshëm.

“Nga janari i vitit të ardhshëm ata do të jenë në përdorim. Do të jetë dhuratë për qytetarët e Prishtinës, të cilën e kanë merituar shumë më moti, por megjithatë po vjen tash”, ka thënë Pacolli – Dalipi.

Vonesën e tyre ajo nuk e ka cilësuar mosmarrëveshje mes Komunës së Prishtinës e institucioneve në nivel qendror, por e ka cilësuar si pengesë e qëllimshme e kryeministrit Isa Mustafa.

“Njëri prej premtimeve kryesore të kryetarit Shpend Ahmeti ishte rregullimi i trafikut urban. Ish kryetarit të Komunës, e tash kryeministrit të vendit Isa Mustafa nuk i konvenonte që kjo të rregullohej nga Shpend Ahmeti dhe nisi të bllokonte procesin”, ka shprehur bindjen Pacolli – Dalipi, përcjell Koha.net.

Ajo ka thënë se bëhet fjalë për një ridizajnim të trafikut urban në Prishtinë.

Autobusët e rinj të do kenë GPS, dhe do të dihen saktësisht se ku janë.

Pacolli – Dalipi ka thënë qytetarët do të mund të shkarkojnë një aplikacion në telefonin e tyre të mençur i cili do t’u tregojë atyre saktësisht se për sa minuta do të vijë autobusi në pikën e caktuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme