Autobusi del nga rruga dhe përfundon në liqen, 18 të vdekur në Kinë

Të paktën 18 persona kanë vdekur pasi një autobus doli nga rruga  duke përfunduar në një liqen pranë qytetit të Ezhout në Kinën qendrore, raportoi sot media shtetërore.

“Shoferi i autobusit u ndalua dhe është nën hetim”, njoftoi televizioni shtetëror kinez, CCTV.

Ekipet e shpëtimit nxorrën autobusin nga uji në një pjesë të rrugës në afërsi Miaolingut.

Të gjitha viktimat ishin në gjendje të identifikohen.

Në total, 20 persona po udhëtonin në momentin e aksidentit.

Agjencia zyrtare kineze  e lajmeve,  Hsinhua raportoi 17 të vdekur në aksident.

”Një pasagjer vdiq pasi u nxor nga autobusi”, njoftoi portali i lajmeve cnhubei.co

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme