Të paktën 20 persona e kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një autobus pasagjerësh në Tajlandë, i cili transportonte punonjësit emigrantë.
Sipas mediave lokale, në qytetin Tak i cili ndodhet në perëndim të shtetit, një autobus dy katësh i cili transportonte punonjësit emigrantë nga Mianmari, u përfshi nga zjarri për shkaqe ende të paidentifikuara.
Zyrtari policor Raewat Aiemtak ka bërë të ditur se 20 persona e kanë humbur jetën nga flakët, një person është plagosur rëndë ndërsa 27 të tjerë kanë arritur të dalin nga autobusi.
Aiemtak thotë se po hetohen shkaqet e shpërthimit të zjarrit, transmeton Anadolu Agency.
Gjithashtu edhe javën e kaluar në rajonin Nakhon Ratchasima të Tajlandës humbën jetën 18 persona si pasojë e aksidentit të një autobusi.