Automjeti i policisë përplaset me një makinë tjetër, pëson lëndime efektivi dhe një person tjetër

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Gjirokastër Kakavijë, teksa një automjet i uniformave blu është përplasur me një makinë tjetër.


Mësohet se aksidenti ka qenë frontal dhe ka shkaktuar dëmtim të rëndë të dy personave të përfshirë në aksident, njëri prej tyre efektiv policie.

Grupi hetimor ka mvbërritur në vendngjarje për të  sqaruar rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 15:40, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, në vendin e quajtur Kordhocë, janë përfshirë në aksident rrugor automjeti i policisë me drejtues shtetasin D. P., (oficer policie) dhe automjeti me drejtues shtetasin S. B..

Nga aksidenti janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjer (punonjës policie), të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme