Automjeti me tre personat që humbën jetën është gjetur i përmbysur

Automjeti me tre personat që humbën jetën është gjetur i përmbysur në afërsi të rrethrrotullimit të parë, në segmentin e autostradës që është ende në ndërtim. Sipas informacioneve fillestare, rrethrrotullimi i vogël mund të mos jetë vërejtur me kohë nga drejtuesi i automjetit, ndërsa mungesa e ndriçimit në këtë pjesë të rrugës mund të ketë ndikuar në daljen e veturës nga rruga dhe përmbysjen e saj në humnerë.

Automjeti u raportua nga një qytetar rreth orës 22:35, pasi kishte vërejtur veturën e përmbysur pranë rrethrrotullimit të parë, në kyçjen për autostradën e re që është në ndërtim, përkatësisht në pjesën ku ndërpritet segmenti i autostradës.

Siç u raportua edhe më herët, në automjet udhëtonin dy femra dhe një mashkull. Sipas informacioneve të para, dy prej tyre kishin mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit dhe më pas ishin nisur në drejtim të Kosovës. Pas raportimit të rastit, në vendngjarje dolën ekipet policore.

Në orën 23:07, një mjek nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore konstatoi vdekjen e të tre personave. Në vendin e ngjarjes intervenuan edhe ekipet e Njësisë për Siguri në Komunikacionin Rrugor, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Çairit, si dhe inspektorë nga Sektori për Kërkime pranë të njëjtit stacion./Alsat.mk.

The post Automjeti me tre personat që humbën jetën është gjetur i përmbysur appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme