“Automjeti nuk është në pronësi të shtetasit!”/ Njoftoi se sulmuan me molotov makinën e Drejtorit të Tenderave, policia ndërron mendje. Ja çfarë thotë

Policia e Shtetit ka përgënjeshtruar këtë pasdite informacionin që ka lëshuar në lidhje më sulmin me molotov ndaj Drejtorit të Tenderave në Tiranë, Taulant Tushës.


Përmes një njoftimi të dytë, forcat e rendit thanë se automjeti i sulmuar nuk është në pronësi të funksionarit, por të UKT-së të Bashkisë Tiranë.

Njoftimi i plotë:

Sqarim

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë për ngjarjen e ndodhur pak më parë ku një shtetas ende i paidentifikuar, ka hedhur një shishe, dyshohet me lëndë djegëse, poshtë një automjeti, ju informojmë se:

Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar që automjeti nuk është në pronësi të shtetasit T. T., por në pronësi të UKT-së Bashkisë Tiranë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme