Një aksident i rëndë shënohet në Vlorë ditën e sotme, teksa një automjet është përplasur me një motor, duke pasur një viktimë.
Drejtuesi i motomjetit është personi që nuk i ka mbijetuar dot lëndimet e marra për shkak të aksidentit.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Sakaq priten informacione të mëtejshme nga uniformat blu.