Automjeti shkrumbohet nga flakët në zonën e Saukut, nuk ka të lënduar

Një automjet është shkrumbuar plotësisht pasditen e sotme në dalje të Saukut.


Nga pamjet e siguruara nga News24, tregohet momenti kur zjarrfikësit shkojnë në vendin e ngjarjes, ndërsa dyshohet se zjarri të ketë shpërthyer për shkak të një defekti.

Sipas informacioneve të para fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, shoferi i automjetit ka dalë nga makina sapo ka nisur zjarri.

Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, por më kot pasi flakët e kanë shkrumbuar plotësisht automjetin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme