Autor i 16 vjedhjeve në Tiranë, vihet në pranga 32 vjeçari

Një 32 vjeçar është arrestuar nga uniformat blu të Tiranës, pasi dyshohet të jetë autori i 16 vjedhjeve në biznese të ndryshme të kryeqytetit.


Në pranga ka rënë shtetasi E.Gj., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “Cases”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë dhe për vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale.

Zbardhen dhe dokumentohen 16 raste vjedhjesh, në disa biznese të ndryshme. Arrestohet një 32-vjeçar, autor i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të disa qytetarëve, për vjedhje në subjekte të ndryshme, me mbështetjen e inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Cases”.

Gjatë operacionit u arrestua shtetasi E. Gj., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se ky shtetas është autor i 16 rasteve të vjedhjes së shumave të parave në disa biznese në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme