Autorë të 13 grabitjeve në qytetet spanjolle, arrestohen anëtarët e bandës shqiptaro-italiane

Tre anëtarë të një bande kriminale të përfshirë në grabitje janë arrestuar nga policia spanjolle.


Grupi me shqiptarë dhe italianë kishin kryer grabitje në qytetet A Laracha, Bergondo, Carral dhe Culleredo.

Garda Civile i ka lokalizuar në Arteixo, ku ishin vendosur dhe nga atje ata u zhvendosën dhe sulmuan shtëpitë në zonat kufitare.

Sipas mediave të huaja, ata kanë shfrytëzuar mungesën e pronarëve të banesave si gjatë festave për të kryer grabitjet, duke lënë sa më pak gjurmë dhe duke komplikuar kështu hetimet.

Ky grup u përqendrua kryesisht në shtëpi të izoluara. Garda Civile i lidh ata drejtpërdrejt me deri në trembëdhjetë grabitje në qytetet A Laracha, Bergondo, Carral dhe Culleredo.

Hetimi shterues bëri të mundur gjetjen e vendit ku grupi ruante sendet e vjedhura, duke sekuestruar bizhuteri të shumta dhe sende të tjera me vlerë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme