Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, në konferencën për shtyp, ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.
Ai u shpreh se autorët nuk janë të paguar, por kanë lidhje krushqnie me njëri tjetrin.
“Autorët nuk janë të paguar por autorët janë në lidhje krushqie me njëri tjetrin. Janë takuar një muaj më para, para se të ndodhte ngjarja dhe janë konsultuar për ngjarje” tha Vocaj.
Drejtori i Policisë sqaron se autorët kanë janë ndarë për të ndjekur drejtime të ndryshme. Njëri ka lëvizur me një automjet tip “Audi”, ndërsa pjesa tjetër kanë marrë taksi dhe kanë shkuar në zonën e Astirit.
Deri më tani është arrestuar një prej autorëve, ndërsa një tjetër është vetëdorëzuar.
Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion 20 mijë euro për këdo që mund të ndihmojë në arrestimin e personave të tjerë.