Autori me kapuç e maskë përshëndet kamerat dhe ikën me vrap pasi vendosi lëndën plasëse! Si u hodh në erë restorant “Brazili”

Dalin pamjet e momentit të shpërthimit me lëndë plasëse në lokalin “Brazili i Vjetër” Fushë-Krujë, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të 31 Janarit.


Në videon e siguruar nga Panorama.al, autori me kapuç dhe maskë të zezë shihet teksa afrohet me shpejtësi drejt restorantit ndërsa mban lëndën plasëse në duar.

Autori, që sipas policisë është 41-vjeçari Mondi Topalli, përshëndet me dorë nga kamera e sigurisë dhe hedh lëndën plasëse, më pas ai largohet me vrap nga vendngjarja.

Pas pas sekondash ndodh edhe shpërthimi tek restorant “Brazili i Vjetër”, në pronësi të shtetasit me iniciale B. T..

Në pamje shihen tymi që shkakton shpërthimi i lëndës plasëse dhe më pas xhamat e shpërndarë në tokë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme