Autoritetet amerikane kanë marrë rreth 2000 fëmijë nga prindërit emigrantë

Autoritete amerikane kanë marrë nga prindërit emigrantë në kufi me Meksikën rreth dy mijë fëmijë brenda 11 ditëve. Të dhënat janë marrë nga raportet e departamentit amerikan për Sigurinë e Brendshme.

Janë rreth dy mijë fëmijë që janë ndarë nga familjet e tyre në kufirin mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Meksikës që nga 19 Prilli deri në 31 Maj pas hyrjes në fuqi të politikës së tolerancës zero të administratës Trump kundër emigracionit klandestin.

Lajmi është konfirmuar nga mediat amerikane që citojnë të dhënat e departamentit amerikan për Sigurinë e Brendshme. Një fenomen ky që është denoncuar si shkelje e të drejtave të fëmijëve nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Senatorja demokrate, Dian Feinstain, me anë të një mesazhi në Twitter e cilësoi si një politikë imorale dhe të pamëshirshme ndërsa prokurori i Përgjithshëm, Jef Sessions, ditët e fundit kishte përdorur dhe Biblën për të justifikuar respektimin e Ligjit.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme