Autoritetet në Gaza akuzojnë Izraelin se po vjedh organet e palestinezëve të vrarë

Autoritetet lokale në Gaza të martën vonë akuzuan Izraelin për vjedhjen e organeve të palestinezëve të vrarë dhe bënë thirrje për hetim ndërkombëtar, raportoi Anadolu.

Zyra e Qeverisë për Media me qendër në Rripin e Gazës deklaroi se pas ekzaminimit të trupave u zbulua se format e tyre kishin ndryshuar ndjeshëm për shkak të vjedhjes së organeve vitale.

Ata njoftuan se ushtria izraelite i dorëzoi trupat pa emrat e tyre.

Autoritetet izraelite nuk janë prononcuar lidhur me akuzat.

Dje u dorëzuan trupat e dhjetëra palestinezëve të arrestuar dhe më pas të vrarë nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës mori trupat e palestinezëve të vrarë nga forcat izraelite në pikën kufitare Kerem Shalom në pjesën jugore të Rripit të Gazës.

Ministria e Vakëfeve dhe Çështjeve Fetare është përgjegjëse për varrosjet në varreza masive.

“Kombet e Bashkuara na informuan paraprakisht për mbërritjen e një numri të caktuar të trupave të dëshmorëve tanë në Rripin e Gazës dhe vlerësohet se janë rreth 80 trupa”, tha më herët Marwan Al-Hams, drejtor i spitalit “Mohammed Yousef El-Najar” në qytetin Rafah.

Ai tha se kufomat janë dorëzuar në një kontejner dhe se mes tyre kishte kufoma të plota, por edhe të copëtuara dhe se disa madje ishin në fazën e dekompozimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme