Autoritetet serbe kanë paralajmëruar se do të rrënojnë një xhami që është duke u ndërtuar në komunën e Zemunit në Beograd, gjë që ka shkaktuar revoltë të madhe tek besimtarët myslimanë.
Ata kanë dalë në mbrojtje fizike të objektit fetar në ndërtim, duke bllokuar qasjen për autoritetet serbe. Banorët gjithashtu kanë bllokuar edhe rrugët me automjete, për të penguar buldozerët dhe xhandarmerinë serbe e cila tanimë është në terren.
Qytetarët u organizuan pas një thirrjeje të imamit të xhamisë, i cili kërkoi mbështetje të gjerë kundër rrënimit të kësaj xhamie. Imami tha se si arsye për rrënimin, përmendet leja e ndërtimit. /SHENJA