Autostrada Tiranë-Durrës pas shiut

Pamjet që shihni vijnë nga autostrada Tiranë-Durrës, konkretisht tek “City Park”, pak orë pas përmbytjeve, janë publikuar në gazetën “Shekulli”.

Duket sikur gjithçka i ngjan një vendi që sapo ka shpëtuar nga një uragan. Në videon e publikuar nga JOQ, shihen makina të shkatërruar nga uji dhe të bllokuara si dhe mbeturina pa fund.

Që prej pasdites së djeshme situata u paraqit tepër problematike në këtë vend, ku të bllokuar mbetën shumë qytetarë, mes tyre dhe fëmijë. Niveli i ujit në këtë zonë ishte shumë i madh, aq sa në autostradën Tiranë-Durrës disa përdorën si mjet udhëtimi edhe gomone.
https://www.facebook.com/JETAOSHQEF/videos/10155468047898371/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme