Avdullah Hoti: LDK do ta themelojë ushtrinë

Kandidati i LDK’së për Kryeministër, Avdullah Hoti, ka premtuar se koalicioni i udhëhequr prej tij bashkë me ndërkombëtarët do të themelojnë ushtrinë e Kosovës.

Hoti ka thënë se kur LDK ka formuar ushtrinë për disa të tjerë ka qenë vetëm ëndërr.

“Do ta themelojmë ushtrinë e Kosovës bashkë me bashkësinë ndërkombëtare”, ka thënë Hoti, në tubimin e mbajtur në Mitrovicë.

Kandidati i LDK’së ka premtuar, po ashtu, se do të ndryshojë edhe qasja në raport me dialogun me Serbinë.

Ndërkohë, Agim Bahtiri, ka thënë se po përfundon koha e atyre që kanë shantazhuar dhe plaqkitur qytetarët.

Edhe Isa Mustafa ka folur në Mitrovicë. Ka thënë se Avdullah Hoti është një europian i vërtetë që do të bëhet Kryeministër.

Ai ka thënë se për Hotin askush s’mund të thotë se është i padijshëm për të marrë vendime.

“Nuk mund të thonë se nuk është i shkolluar, i aftë, familjar, besnik, i padijshëm dhe i vendosur. Flasin për karizëm. Karizma është me ushtru ndikim. Ndikimi nuk ushtrohet ndryshe përpos me mend dhe dije”, ka thënë Mustafa.

Zgjedhjet nacionale mbahen më 11 qershor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme