Avionët rusë provokuan avionët amerikanë që fluturuan mbi Maqedoninë e Veriut

Avionëve luftarak amerikanë B1, që dje fluturuan mbi Maqedoninë e Veriut për nder të anëtarësimit të vendit tonë në NATO, u është zënë rruga dhe janë provokuar nga dy avionë luftarak rus “Suhoi”, raporton TV21.

Për këtë akt ka shkruar edhe vetë Ambasada ruse në Shkup, në profilin e saj në Tuiter. “Dy lanserëve amerikanë B1 nga baza ajrore në Elsvort, Dakota Jugore, që shkonin drejt kufirit shtetëror të Rusisë mbi Detin e Zi, u është zënë rruga sot nga dy avionë luftarak rus Sukhoi.#StopNATO” shkruhet në postimin në Tuiter.

Agjencia ruse e lajmeve RussiaToday për këtë ngjarja ka shpërndarë një video me titullin “Ju lutemi largohuni”, ndërsa videoja është bërë nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë. Po të njëjtën video e ka shpërndarë edhe Ambasada ruse në Shkup në profilin e saj në Tuiter.

Sot mbi Maqedoninë e Veriut fluturuan avionë ushtark të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Greqisë. Kjo u bë si shenjë mirëseardhjeje në NATO e anëtarit më të ri të Aleancës. Ambasada e SHBA ka shkruar se përmes këtij fluturimi shprehin mbështetjen e tyre të madhe ndaj Maqedonisë së Veriut./TV21

View image on Twitter

View image on Twitter

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme