Avioni rus qëlloi mbi aeroplanin britanik/ Londra: Ishte e qëllimshme

Një avion rus ushtarak qëlloi një raketë në drejtim të një aeroplani spiun britanik. Moska reagoi duke thënë se ishte një defekt teknik.

Por gazeta britanike Daily Mail thotë se gjithçka ka qenë e qëllimshme. Sipas burimeve të mbrojtjes nga Londra, avioni rus ka qëlluar mbi aeroplanin britanik në shenjë paralajmërimi për mbështetjen e Britanisë për Ukrainën.

 Ngjarja e rëndë u regjistrua më 29 shtator, por është publikuar tani. Avioni luftarak rus, Su-27, interceptoi një aeroplan spiun britanik mbi Detin e Zi.
Sipas burimeve, avioni rus qëlloi një raketë në drejtim të avionit Rivet Joint- që është i mbushur me sensorë dhe pajisje që janë në gjendje të monitorojnë komunikimet ushtarake ruse. Për fat, raketa nuk e kapi aeroplanin britanik.

Rusia tha se ishte një gabim, por burimet e mbrojtjes britanike thonë se zjarri ishte i qëllimshëm.

Tensionet mes Rusisë dhe Britanisë për shkak të Ukrainës mbeten shumë të larta.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme