Avni Arifi, i cili është shef i dialogut teknik në bisedimet me Serbinë, do ta lë shumë shpejt këtë post.
Burime të Koha.net kanë njoftuar se ai së shpejti do të emërohet ambasador në Emiratet Arabe.
Këto burime, kanë thënë se tash për tash, nuk dihet se kush do ta zë vendin e tij, si shef i negociatave me Serbinë.
Arifi, pritet të emërohet në pozitën e Shefit të Misionit Diplomatik në Emiratet e Bashkuara Arabe, vendim ky i marrë nga Ministria e Punëve të Jashtme, që e drejton Behgjet Pacolli.
Koha.net ka kontaktuar edhe me Avni Arifin, ai e ka pranuar një gjë të tillë, por ka thënë se s’mund të komentojë më tepër pasi fillimisht duhen bërë disa procedura të cilat ende s’kanë filluar.
Ai shtoi se kur krejt kjo të kalojë në komision, duhet një nënshkrim nga presidenti Hashim Thaçi, si vendim përfundimtar.