Avokati Tomë Gashi, i cili mbron deputetin e VV-së, Frashër Krasniqi, ka deklaruar se shkalla e dytë e ka rastin që të përmirësojë padrejtësinë që e ka bërë shkalla e parë dhe t’i lirojë të akuzuarit.Ai ka kërkuar që t’u ndërpritet atyre masa e paraburgimit.Ndërkaq, Frashër Krasniqi, ka deklaruar se çdo dëshmi e dëshmitari është e ndikuar nga policia sipas deklaratës së vetë dëshmitarëve. Ka thënë se gjithçka ka qenë e planifikuar politikisht.
Në anën tjetër, të akuzuarit e kanë kundërshtuar ankesën e prokurorisë, duke e konsideruar të pabazuar.Të akuzuarit, përmes ankesave të tyre kanë deklaruar se ky proces gjyqësor është i montuar politikisht. Se ky skenar është i përgatitur nga organet e pushtetit. Ata i kanë kërkuar Gjykatës së Apelit që ta hedh poshtë aktgjykimin e shkallës së parë, si dhe t’i shpall të pafajshëm. Kjo, për faktin se gjatë procesit gjyqësor të zhvilluar vitin e kaluar, nuk janë vërtetuar pretendimet e prokurorisë dhe se të gjitha provat e prezantuara, kanë qenë shfajësuese.Pos kërkesës për hedhjen poshtë të aktgjykimit të shkallës së parë, të akuzuarit kanë kërkuar që në rast se nuk nxirret aktgjykim lirues, së paku të kthehet procesi në rigjykim.