Avokati i familjes së Astrit Deharit, Tomë Gashi përmes rrjetit të tij social Facebook ka reaguar ndaj aktivistëve të VV-së të cilët kanë përmendur rastin e vdekjes së Deharit, raporton Gazeta Blic.
Gashi ka bërë thirrje që rastin e vrasjes së Astrit Deharit të mos e përdor askush për qëllime të veta.
“Menjëherë pas vrasjës së Astrit Deharit, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, publikisht në KTV, është deklaruar z.Albin Kurti se kemi të bëjmë me vrasje të aktivistit të Lëvizjës Vetëvendosjes! dhe se ky aktivist i VV-së është vrarë në duar të shtetit, për shkak të aktivitetit të tij politik”, ka shkruar ai, raporton Gazeta Blic.
Tomë Gashi ka thënë se vrasja e Astrit Deharit nuk është çështje private e askujt.
Në reagimin e tij ai ka treaguar se janë në pritje të hetimeve që po bëhen nga Instituti zviceran i Mjekësisë Ligjore, dhe besojnë që me rezultatet që do të marrin nga atje do të mbyllet edhe juridikisht kjo çështje.
Reagimi i plotë i Tomë Gashit:
RASTIN E VRASJES SE ASTRIT DEHARIT TË MOS E PËRDOR ASKUSH PËR QËLLIME TË VETA.
Menjëherë pas vrasjës së Astrit Deharit, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, publikisht në KTV, është deklaruar z.Albin Kurti se kemi të bëjmë me vrasje të aktivistit të Lëvizjës Vetëvendosjes! dhe se ky aktivist i VV-së është vrarë në duar të shtetit, për shkak të aktivitetit të tij politik.
Z.Albin Kurti është deklaruar i pari në media, se Astriti ka hyrë i gjallë në Qendren e Paraburgimit në Prizren dhe është nxjerrur i vdekur nga Institucioni ku jeta e tij do të duhej të ishte e sigurtë.
Z.Dardan Molliqaj, në takimet me mua, asnjëherë nuk ka deklaruar ndryshe, përveç se Astrit Dehari është vrarë.
Ne kemi kërkuar dhe janë bërë ekspertiza të ekspertëve të pavarur që e kanë vërtetuar se Astrit Dehari është vrarë, dhe tani jemi në pritje të angazhimit të Institutit zviceran të Mjekësisë Ligjore për të kryer hetime të pavarura, dhe në kuadër të hetimeve të pavarura edhe ekspertiza të pavaruara në lidhje me rastin e vrasjës së Astrit Deharit, në mënyrë që kjo çështje në aspektin jurdik të mbyllet.
Këtë e kanë kërkuar prindërit e Astritit, dhe kjo e drejtë e tyre për angazhimin e Instititutit zviceran duhet të realizohet.
Rasti i vrasjës së Astrit Deharit nuk është çështje private e askujt, ne cilesin e perfaqesuesit juridik – Avokat I familjes Dehari kerkoj qe askush te mos e perdor kete rast për qëllime të veta politike.