Avokati i Milaim Zekës: Do të ankohemi në Gjykatën e Apelit pas vendimit për paraburgim

Avokati mbrojtës i deputetit, Milaim Zeka, Gazmend Halilaj, ka thënë se do të ankohen në Gjykatën e Apelit, pas vendimit të Gjykatës Themelore që klientit të tij t’i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Halilaj thotë se ky vendim i Gjykatës Themelore në Prishtinë është i pabazuar dhe përbën shkelje të rëndë.

“Gjykata ka aprovuar kërkesë në prokurorit të Shtetit për masën e paraburgimit për 30 ditë. Është një vendim që e ka nxjerrë Gjykata për një vepër që nuk është kryer asnjëherë. Edhe përkundër sqarimeve dhe mbrojtjes tonë që nuk kemi të dëmtuar në këtë rast, mirëpo Gjykata e ka marrë si të bazuar”, ka thënë Halilaj në një konferencë për media, raporton Gazeta Express.

Sipas tij, masa e paraburgimit caktohet vetëm në rastet kur dyshohet se i akuzuari mund të largohet nga shteti.

“Kjo masë është e fundit që bëhet për t’u siguruar se i pandehuri do të jetë i pranishëm në procedurë. Një vendim i Gjykatës është krejtësisht i pabazuar. Janë shkelur të drejtat themelore të njeriut. Është cenuar siguria juridike në vend”, ka thënë Halilaj.

Ai ka treguar se për këtë vendim do të ankohen edhe në Gjykatën e Apelit.

“Do të bëjmë ankesë në Gjykatën e Apelit. Ka shkelje. Me bindjen e plotë që Gjykata e Apelit do të riparojë punën e Gjykatës Themelore. Milaim Zeka nuk ka pasur qëllim që ta kanosë prokurorin Afrim Shefkiu”, ka thënë ndër të tjera avokati mbrojtës i Milaim Zekës.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme