Avokati i Murat Jasharit: S’ishte vrasje me paramendim, flasim sot në seancë!

Murat Jashari nuk kishte tendenca që ta vriste avokatin, Azem Vllasi. Kështu të paktën ka deklaruar për “Indeksonline”, avokati mbrojtës i Jasharit, Emrush Kastrati.

Ai thotë se në seancën paraprake do të tregohet e vërteta rreth ngjarjes së djeshme që ndodhi në Prishtinë ku mbeti i plagosur në krah Vllasi. “Nuk ka qenë vrasje me paramendim mirëpo do të deklarohemi gjatë seancën dëgjimore në përgjithësi”, është shprehur ai.

Megjithatë, Kastrati thotë se nuk ka marrë ende ftesë nga autoritetet e drejtësisë për kohën se kur do të mbahet seanca ndaj klientit të tij. “Ende s’kam informacion. Do të ishte të mbahej në pajtim me ligjin por ende nuk kam ndonjë informatë”, ka thënë ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme