Avokati i Popullit sivjet mbylli 390 raste

Më shumë se 1 mijë e 600 ankesa për shkelje të ndryshme kanë shkuar në adresë të Avokatit të Popullit vetëm gjatë këtij viti, raporton KTV.

Prej tyre, ky institucion ka adresuar 173 rekomandime drejtuar institucioneve publike të vendit.

Këtë e bëri të ditur Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, në konferencën për media, ku u paraqiten të dhënat preliminare për periudhën janar-dhjetor të këtij institucioni.

Jashari ka thënë se këtë vit rekomandimet e bëra, që u janë adresuar institucioneve publike, janë 200 për qind më të mëdha se vitin e kaluar.

Zëdhënësja e Avokatit të Popullit, Majlinda Sinani-Lulaj, paraqiti të gjitha rezultatet që ky institucion ka bërë për vitin 2016.

Po ashtu, Sinani-Lulaj bëri të ditur se numri i përgjithshëm i rasteve të mbyllura për vitin 2016 është 390.

Sipas saj, me zgjidhjen e problemit të objektit për Avokatin e popullit, janë krijuar mundësi më të lehta për qytetarët që t’i paraqesin ankesat e tyre.

Në këtë raport u përmend edhe Mekanizmi Kombëtar për parandalimin e Torturës, i cili është formuar më 16 janar 2016 në kuadër të Institucionit të Avokatit të Popullit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme