Avokati i Salianjit mbërrin në Policinë e Tiranës, deputeti ende në selinë blu

Në orën 17:00 pritej që deputeti demokrat Ervin Salianjit të vetëdorëzohej në policinë e Tiranës, pas vendimit të gjykatës së Apelit që e ka dënuar me një vit burg për kallëzim të rremë.


LEDIO-BRAHO-1-585x450

Ndërsa avokati i Ledio Braho ka mbërritur në ambientet e Policisë, Salianji ende ndodhet në selinë blu duke diskutuar me kolegët e tij të grupit parlamentar.

Braho po kryen aktet e fundit procedurale lidhur me ekzekutimin e vendimit ndaj Salianjit, ndërsa jashtë ambienteve të DVP Tiranë ndodhen shumë mbështetës, të cilët u thirrën nga Grupi Parlamentar i PD-së.

Pritet që Salianji ta vuajë dënimin në burgun e Fierit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme