Avokati i Vasil Jovanovit: Spekulime për shpejtësinë

Ngushëllime familjes së të ndjerës Frosina Kulakova, kjo është diçka që nuk do t’i urojmë as armikut tonë më të keq dhe në asnjë moment të procedurës nuk do të dëshmojmë se Vasil Jovanov ka qenë i pakujdesshëm kur ka ndodhur aksidenti, tha sot Sasho Dukovski, avokati i 20-vjeçarit i cili ishte nën ndikimin e alkoolit dhe pa patentë shoferi ku në semafor të kuq dhe në kalim për këmbësorët përplasi për vdekje 20 vjeçaren Frosina Kullakova. Në konferencën e sotme për media, ku morën pjesë edhe prindërit e Jovanovit, Dukovski tha se në opinion po përhapen të pavërteta dhe se po bëhen thirrje për linçim publik ndaj Jovanovit në mënyrë të padrejtë. Si një nga të pavërtetat për të cilat ka folur, Dukovski e ka përmendur edhe shpejtësinë me të cilën Jovanov e ka goditur Kullakovën.

“Ka spekulime për shpejtësi që arrijnë deri në 180 kilometra në orë, ju lutem, por ajo shpejtësi është zbuluar nga burime të sigurta. Këtë po jua them tani, dje, gjatë ditës, është dhënë urdhër që të bëhet ekspertiza teknike e trafikut. Kjo është një çështje shumë komplekse, eksperti ka qenë i pranishëm dje në prokurori kur janë marrë në pyetje disa dëshmitarë okularë dhe ekspertimi i automjetit ka filluar dje. Kush është ai që mund të spekulojë me shpejtësi 180 kilometra në orë në këtë moment?”, tha Sasho Dukovski, avokat i Vasil Jovanovit .

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme