Avokati Koci kërkon që shteti të bëj më shumë për katolikët e Kosovës

Avokati i njohur, Arianit Koci ka kërkuar më shumë të drejta për katolikët e Kosovës. Ai u kërkon institucioneve shtetërore që të aplikojnë masat e diskriminimit pozitiv në lidhje me këtë komunitet në Kosovë.


“Katolikët shqiptarë janë të diskriminuar në Kosovë. Sipas Inteligjencës amerikane – CIA, katolikët shqiptarë në Kosovë, gjatë viteve të pasluftës së dytë botërore, janë pjesa më e diskriminuar e popullatës.

Në raportin e CIA-s të datës 7 Janar 1953, në mes tjerash thuhet: ” Në fushatën kundër katolikëve shqiptarë, Qeverisë i shërbyen edhe komunistët shqiptarë të besimit mysliman si dhe serbët dhe malazezët”, ka shkruar Koci përmes rrjetit social Facebook, përcjell gazetametro.net

“Fatkeqësisht, diskriminimi fetar po vazhdon në shtetin tonë. Të gjithë kundër të gjithëve. E në këto ambiente, gjithmonë pëson pakica. Kjo është arsyeja kryesore që ka rënie drastike, dhe aktualisht ka më pak se 2 % katolik në Kosovë. Prandaj, shteti i Kosovës duhet të aplikojë masa të diskriminimit pozitiv, që ta ruaj substancën katolike te ne”, ka thënë tutje Koci.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme