Avokati në intubim te Trauma pasi u dhunua brutalisht, krerët e Policisë Tiranë vizitojnë në spital Sokol Mëngjesin

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj dhe zv/drejtori Alket Shatro, kanë vizituar sot në Spitalin e Traumës, avokatin Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua nga tre të rinj dy ditë më parë në zonën e ish-bllokut.


Mësohet se gjendja avokati, i cili ndodhet në intubim prej pasdites së të mërkurës (29 Maj), nuk ka asnjë ndryshim, pasi i janë shkaktuar fraktura në kokë.

Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua brutalisht në zonën e ish-Bllokut sapo kishte çuar fëmijën në kopsht, në rrugën “Pjetër Bogdani”.


Raportohet se autorët i janë afruar dhe e kanë goditur fillimisht me grushte e pastaj me sende të forta.

4 autorët e dhunës së avokatit Sokol Mëngjesi sipas policisë janë Romario Tabaku, Elton Kasaj 33 vjeç dhe vëllezërit Drivald Alia 21 vjeç e Dorian Alia 19 vjeç. Elton Kasaj është kushëri me vëllezërit Alia.

Policia vë në dispozicion 20 mijë euro kush jep informacion që çojnë në kapjen e tre të rinjve, pas vetëdorëzimit të njërit prej tyre.

Dyshohet se urdhëruesi i sulmit ndaj juristit është Dritan Nano, me të cilin raportohet se ka pasur konflikt për një marrëveshje që kishin lidhur për një pronë.

Dorian Alia është vetëdorëzuar në polici, ndërsa tre autorët e tjerë të ngjarjes së rëndë vijojnë të jenë në kërkim.

U dhunua brutalisht dy ditë më parë, avokati Sokol Mëngjesi vijon të mbetet në intubim

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme