Avokati nga Shkupi, Vasko Stojkov, i cili figuron si një nga themeluesit e lëvizjes “Treta”, në profilin e tij në facebook ka pyetur publikisht:
“Kur do të publikoni pjesë të njëjtës bisedë të dëgjojmë se Gruevski dhe Aliu kanë shkuar te Zaevi dhe kanë kërkuar amnisti për vete?”.
Ky status në facebook ka të bëjë me katër incizimet e bisedat telefonike për kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev.
Sipas avokatit Stojkov bëhet fjalë për një takim në kohëzgjatje prej dy orë e 36 minuta në të cilin janë hapur shumë çyshtje që kanë të bëjnë me “bombat”.
Ai as ka mohuar, e as nuk ka konfirmuar nëse e ka dëgjuar tërë bisedën dhe nëse posedon kopje të asaj bisede.